Brad Pitt ka mohuar njoftimet se do të martohet me Angelina Jolien pas disa javësh.

Çifti i famshëm u fejua në prill, ndërsa që atëherë po spekulohet për dasmën e tyre që thuhet se do të bëhet në Francë.

Mirëpo, Pitt ka përgënjeshtruar fjalët që thonë se martesa e tyre do të ndodhë së shpejti.

“Aktualisht nuk kemi plane. Por, padyshim se do të martohemi ndonjëherë”, ka thënë hamshori hollivudian për E!News.

Su/ Shqiptarja.com