Kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, komenton debatin e brendshëm në Partinë Socialist, për ccështjen e mandatit të kryetarit Edi Rama. Ai shprehet kundër qëndrimeve të deputetit Ben Blushi dhe thekson se u takon socialistëve shqiptarë që të vendosin, për punën që ka bërë, Edi Rama e meriton rikonfirmimin në krye të Partisë Socialiste. "Këtë e vendosin ekskluzivisht anëtarët e partisë socialiste në Shqipëri. Nuk e vendos as Xhani Pitela e as të tjerët. Ky është një vullnet i lirë dhe i pavarur, që u atribuohet atyre, që mbajnë teserën e Partisë Socialiste shqiptare. Unë mendoj se për çfarë ka bërë Edi Rama, si lider i Partisë Socialiste, si lider vendi, kryeministër i Shqipërisë, meriton që të konfirmohet udhëheqës partie", u shpreh për Top Channel, Pitella.
Ai thotë se nuk sheh ndonjë parregullsi në faktin që kryetari i partisë është edhe kryeministër, pasi kjon ndodh edhe në shumë vende të Europës, përfshirë edhe Italinë.
"Në shumë vende, roli i udhëheqësit të partisë përkon me atë të udhëheqjes së qeverisë. Matteo Renzi, për shembull në Itali, është në krye të këshillit të Ministrave, pra kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike. Njësoj ndodh në disa vende të Europës. Unë nuk shoh ndonjë parregullësi, përkundrazi".
Eurodeputeti socialist do të marrë pjesë në Kongresin e PS në 19 mars. Por ai thekson se më shumë se debatet e brendshme në PS, i intereson situata politike në Shqipëri. "Mua më intereson më shumë situata në Shqipëri, ajo çfarë bën qeveria dhe se çfarë do të bëjë, përgjithësisht, kongresi i Partisë Socialiste. Por, nuk më intereson dhe nuk dua të interesohem për ndarësitë dhe nëse ka, ato janë çështje të brendshme të partisë", tha ai.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA