Përbërësit:
- 2 vezë
- 2 gota qumësht
- 3 lugë gjelle vaj
- 1 filxhan + 2 lugë miell (rreth 160 gr)
- 1 majë luge kripë
Për sipërfaqen (sipas dëshirës):
- Djathë kaçkavall
- Suxhuk ose sallam i thatë
- Speca të kuq e jeshil
- Ullinj, kërpudha ose misër
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 200°C. Përziejmë përbërësit e brumit derisa masa të bëhet homogjene. Vendosim letër pjekjeje në një tepsi dhe sigurohemi të mbulohet mirë edhe anash të mos rrjedhë masa. Hedhim brumin në tepsi dhe e shpërndajmë me lugë që të përhapet njëtrajtshëm. Shtojmë sipër përbërësit e preferuar për pizza (kaçkavall, suxhuk, speca etj.). E vendosim tavën në furrë për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokante anash.
Komente












