FIER- Vladimir dhe Rajmonda Hoxha u kthyen 10 vite më parë nga emigrimi dhe tashmë kanë ngritur dy sera, me sipërfaqe mbi 5 dynym, ku kultivojnë domate, speca dhe kunguj. Çifti i fermerëve nga Zharrëza e Patosit, për herë të parë këtë sezon kanë aplikuar teknikën e pjalmimit me bletë. Deri tani janë të kënaqur, teksa shohin bimët që rriten, por rezultati do të shihet në qershor gjatë vlejes së domateve.
“Sot kjo domate që kemi mbjelle na duket më mirë se po e bejmë me bletë, e cila kryen pllenimin dhe nuk përdorim më hormone. Bletën e kemi këtu në mes të domateve.
Kjo mënyrë e pllenimit bën që bleta të na sjellë shume gjëra të mira. E bën domaten cilësore. Petelet nuk i le të verdhen, këtu po e çon në fund kur të dalë domatja do jetë me bukur dhe më cilesore”, shprehet fermerja Rajmonda Hoxha.
Ndërsa Vladimiri tregon se varieti i domates ‘vitara’ është i kërkuar në tregun europian dhe shpreson që këtë vit gjithë prodhimin ta eksportojë.
“Sot kjo serë është mbjellë me domate vitara , e cila tërhiqet shume ne treg. E kemi mbjellë në 14 janar dhe vazhdon ne rritje siper dhe prodhimin e saj e marim nga 30 qershori”.
“Kemi mare dhe dy punëtorë se vetëm nuk përballohet! Kam 2 dynym me domate dhe 3 dynym me speca dhe e kam marrë me qira tokën. Speci i kuq është në lulëzim. Të bësh speca të kuq ka shumë mundime pasi dhe çmimi është shumë i ulët. Shteti na ka ndihmuar me naftë por duhet te na ndihmojë dhe për gjetjen e tregut, tha fermeri Vladimir Hoxha.
Patosi është zonë e njohur për prodhimin e perimeve në sera, ku numërohen 260 fermerë me NIPT që kultivojnë domate, speca e kultura të tjera bujqësore.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
75.7%
-
Pak
18.5%
-
Nuk kam mendim
5.8%
Vota total: 173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma
25 Mars, 10:24
-
Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht (VIDEO)
24 Mars, 16:06
-
E rëndë në Lushnjë/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma
24 Mars, 12:40
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
-
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn
22 Mars, 10:59
-
Aksident i rëndë në aksin Fier–Seman, plagosen dy persona (EMRAT)
21 Mars, 19:57
-
Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale
21 Mars, 16:36
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
-
Lushnje/ Goditi me thikë një 27-vjeçar, arrestohet nga policia autori
21 Mars, 10:42
-
Fier/ Goditën me gur një 43- vjeçar për motive të dobëta, arrestohen 2 persona
21 Mars, 10:33