Kryetari socialist i Bashkisë së Lezhës ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën se si i është qasur pushtetit vendor duke “uzurpuar” sipas tij disa prej kompetencave kryesore të bashkive.
Gjatë fjalës së tij në seancën e parë dëgjimore të Komisionit të Reformës Territoriale, që nisi nga Lezha, Kryetari i Bashkisë Ndreu thotë se shumë prej kritikave se ia ka shprehur personalisht kryeminsitrit Rama.
Ai u shpreh hapur kundër cetralizimit të ujësjellësit, duke e kaluar në menaxhim qendror të Ministrisë së Infrastrukturës dhe deri tek lejet e stacioneve të plazhit që jepen nga Ministria e Turizmit.
Ndreu përmendi gjithashtu një prej kompetencave kryesore që qeveria i ka “rrëmbyer” pushtetit vendor, siç është e drejta për të dhënë leje ndërtimi për godinat mbi 6 kate.
Me vendim të 1 viti më parë, përmes ndryshimit të rregullores për zhvillimin e territorit, e drejta e bashkive për të dhënë leje ndërtimi u kufizua nga 14 në 6 kate, kompetencë që i kaloi Këshllit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.
“Reforma e ujit për mua është gabim. Ujësjellësi I Lezhës ka qënë rentabël, ka qënë një ndër 2-3 ujësjellësit më të mirë në Shqipëri. Na erdhi vendimi për të rritur tarifën, në këshill e hodhëm poshtë por në mënyrë arbitrare u rrit. Si ka mundësi që një vendim I Këshillit Bashkiak nuk merret parasysh? Kush janë këto institucione që na quajnë ne një organ kolegjal formal? E kam ngrit zërin kam folur, tani e ka qëveria në dorë. Duhet zgjidhur ky problem. Pushteti lokal duhet të ketë kompetenca mbi urbanistikën. Nuk më shkon ky përkufizimi 6 kate (kufizimi i bashkive për të dhënë leje ndërtimi për godina deri në 6 kate. Mbi 6 kate lejet jepen nga KKTU). Ka një plan të përgjithshëm rregullues Lezha që është miratuar në qeveri dh embi këtë plan nuk mund të vendosësh kufizime, ose zhbëje atë plan. Është një tendencë për të uzurpuar gradualisht kompetencat e pushetit lokal dhe për ta kthyer në xhep të qeverisë. Kjo gjë duhet të ndalet me këtë reformë.
A mundemi që disa zyrtarë burokratë në qeveri qe mendojnë se dinë më shumë se gjithë të tjerët ti vëmë fre që të mos bëjmë spektakle pastaj sic ishte projekti për policinë bashkiake që na u desh të futeshim me forcë që ta hidhnim poshtë. Nuk ka vend në botë që stacionet e plazhit jepen nga ministria, vetëm në Shqipëri. Është i vetmi vend i botës që aplikon dicka të tillë”, është shprehur Pjerin Ndreu.
Komente












Filluan rebelimet dhe ne PS.Brace,Spiropali,Ndreu....S.d.q per disa gjera i jap te drejte qeverise,por dhe juve.P.sh kur flisni per urbanistiken,duket se ju kane lene vetem ndertesat e vogla 6 kate e per qeverine 7 e lart.Nga nje ane,ju a kane bere mire sepse bashkite u kthyhen ne fole korrupsioni me betonizimin e shkaterrimin e territorit e lejet e ndertimit,nga ana tjeter,duket se dhe qeveria me lejet e ndertimit per 7 kate e lart u soll si ariu qe zbuloi mjaltin ne zgaver peme e deshi t'a kullufiste te gjithe per vete,pa pyetur per bletet.E njejta gje vlen dhe per stacionet e plazheve.
PërgjigjuUji, urbanistika, plazhet jane kompetence e bashkive me ligj. Do tia heqesh, hiqja me ligj. Cpune ka qeveria te jape leje pallatesh neper bregdet e qendra qytetesh , qebeora ka te drejten ligjore te konterolloje planet urbanisitke para se te miratohen por jo te jape leje ne kundeshtim flagrant me planin se ashtu i do menderja. Sa per korrupsion nuk shoh se qeveria qendrore po ka ndonje avantazh ne pasterti ndaj bashkive. Keto qe thote pjerini duhet te jene thelbi i debatit jo absurdi ne shkarravitje hartash territoriale qe ska asnje kuptim