Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar në rrjetin social facebook pas tentativës së radhës të Sali Berishës, për të armiqësuar kryeministrin Edi Rama dhe PS me Veriun.

Deputeti Ndreu u shpreh se Berisha ka qenë rreziku më i zi për Veriun.

"Veriu ka pasur një rrezik të zi që nga 1992 se është përfaqësuar nga Sali Berisha me një të shkuar të dyshimtë e komunist i devotshëm. Ai bëri 97 ku vdiqën të paktën 1950 vetë pa faj. Saliu mbahet si mobilizuesi i djemve të Veriut kundër Jugut në ‘97, skenar që as Veriu e as Jugu nuk e hëngrën, duke e injoruar. Ai është autor i thyerjes së embargos duke furnizuar makinerinë serbe. Ai zhduku Remzi Hoxhën. Ai dhunoi e rrahu kundërshtaret politikë brenda e jashtë partisë. Vrau 26 vetë në Gërdec në një makutëri fitimi të pashembullt. Vrau 4 të pafajshëm në bulevard. Vodhi me Lulushin rrugën e kombit. Shiti detin. Shkatërroi shtetin”, shkruan Ndreu.

Ai ka shtuar se Veriut ia ka ulur kokën Sali Berisha me zullumet e tij. “Pasuroj familjen në kurrizin e shqiptarëve. Veriu ka nxjerrë Gjergj Kastriotin, Luigj Gurakuqin, Pashko Vasën, Fishtën etj. Veriut ja ka ulë kokën Sali Berisha me zullumet e pafund e përçarjen që ka mbjellë. Është i vetmi njeri që nuk mund t’i bëje avokati Veriut se damka që i ka venë është e rëndë dhe do ngelet për gjatë në trupin e brishte të verioreve të ndershëm, trima e bujarë. Hesht me mirë se plaga rrjedh e ti ushqehesh me dhimbjen e veriut që ti aq keq e nëpërkëmbe! Ti nuk na përfaqëson dot, por na turpëron në sy të shqiptareve dhe të gjithë botës”, shkruan Ndreu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com