Pjerin Ndreu: Trafiku
i drogës alarmant

Pjerin Ndreu: Trafiku <br />i drogës alarmant
TIRANE- Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu mbështeti qëndrimet kritike të shefit të Antimafias italiane, bërë pak ditë më parë në Tiranë, duke u shprehur se gjendja në të vërtetë është shumë alarmante dhe qeveria ka dështuar në luftën antitrafik.

Pak ditë më parë Prokurori i Drejtorisë së Antimafias në Leçe, Cataldo Motta deklaroi në Tiranë se, 20 tonë mariuanë në vit trafikohen nga Shqipëria drejt Italisë. Çfarë do të thotë kjo shifër, A po luftohet vërtet trafiku i drogës?
Deklarata e Mottes është një sinjal alarmi që shfryn si tullumbace deklarimet pompoze për uljen e trafikut të drogave nga vendi ynë. Nëse do i referohemi kësaj shifre, gjëndja është më shumë se alarmante. Në një shtet normal kjo do ishte shkak për një tërmet të fortë në strukturat që e kanë për detyrë luftën kundër drogës. Por si gjithmonë gjërat kalohen në heshtje dhe askush nuk flet më gjatë se një deklarimi një zyrtari të rëndësishëm të shtetit fqinj. Mendoj se qeveritarët tanë duhet të heqin dorë më në fund nga mburrjet e shitjet e denglave në publik për suksese imagjinare, por të gjejnë rrugët e shërimit të plagëve të tilla, ku trafiku i drogës është me pasoja të pallogaritshme.

Tjetër mesazh i prokurorit të antimafias Motta ishte "duhet një kotroll më i madh në prodhimin vendas të mariuanës Kontrolli i prodhimit të lëndës narkotike nuk është detyra e Prokurorit tuaj të përgjithshem dhe as e imja". Zoti Ndreu është e vështirë për policinë shqiptare të ndalohet prodhimi vendas i mariuanës, apo ka gjëra që nuk funksionojnë?
Është mesazh i qartë që gjen terren për shkak të injorancës së institucioneve tona në luftën antidrogë. Policia ka kapacitete, por strategjitë bëhen në qeveri. Duhen mobilizuar shumë faktore, si pushteti lokal, komuniteti, shkollat, policia, organizmat jo qeveritare që asistojnë problemet antidrogë, doganat etj. Se e fragmentuar e pa plan apo strategji nuk behet. Dukshem ka mungesë ideshë, mosmobilizim partnerësh e neglizhencë në goditjen e fenomenit që në mbjellje. Gjithashtu duhet të ngrihet dhe sistemi i masave edukuese dhe paralajmëruese. Por kujt t'i thuash..!

Nëse do të riktheheshit në postin e një zyrtari të lartë të policisë së shtetit, cilat do të ishin hapat për të ndaluar prodhimin dhe trafikun e lëndës narkotike?


Është evidente që ka ardhë koha që të përgatiten profilaksi efikase. Dhe përvoja pozitive ka. Nëse në 2003 u kufizua harta e mbjelljes vetëm në Lumin e Vlorës, tani kjo hartë është zgjeruar dhe mbjellja është një fenomen që përditë po merr karakter masiv. Ne duhet të analizojmë realisht problemin, të përcaktojmë ide e qëllime të qarta dhe të realizueshme, të bëjme planizimin e forcave dhe mjeteve si dhe mobilizimin e partnerëve që një ndërmarrje antidrogë të jetë e suksesshme. Mendoj se duhet vullnet politik mbi të gjitha, i cili ti hapë rrugë mendimit tekniko-profesional që të shprehet e të japë recetat për eliminimin e problemit.(ne foto Pjerin Ndreu)
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë