Pjerin Ndreu vlerëson Didin:
Viktimë e llumit politik të PD

Pjerin Ndreu vlerëson Didin:<br />Viktimë e llumit politik të PD
Deputeti socialist për qarkun e Tiranës Pjerin Ndreu, një nga ish-drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ka reaguar rreth dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi.

Sipas Ndreut, Policia e Shtetit ka qenë shënjestra ku janë shfryrë mllefet e politikës në kurriz të oficerëve të brishtë dhe për këtë fajëson PD që sipas tij, e ktheu policinë në parcelë krimi.

Artan Didi është viktima e radhës megjithëse e kaloi me shumë lavdi periudhën e drejtimit të Policisë së Shtetit!”-shkruan Ndreu

Më poshtë deklarata e plotë e Ndreut:

Prej 23 vjetesh mbi shpatullat e brishta te oficereve te policise vazhdon te derdhet pa meshire vreri i politikes tone ! Cdo e keqe ka nje fajtor, policin ! Dhe eshte ai, pra polici yne, qe vazhdon te laje kusuret e papergjegjshmerise se presioneve politike !

Megjithese eshte institucioni me i perkushtuar e qe ka prodhuar me shume se askush tjeter te mira per kete vend, institucioni qe ka lene mbi 250 te vrare e qindra te plagosur, qe nuk ka lene asnje kriminel pa arrestuar nje, dy apo shume here, policia e shtetit eshte shenjestra ku shfryhen mllefet e politikes !

Kjo politike vjen pikerisht nga stani i llumit te PD qe beri drejtues policie marangoze, muratore, kaldaiste, zooteknike, agronome etj, duke e kthyer policine e shtetit ne parcele eksperimentale qe krimi te livadhiste si ti donte qejfi !

Artan Didi eshte viktima e radhes megjithese e kaloi me shume lavdi periudhen e drejtimit te Policise Shtetit ! Si ish-drejtues i larte policie, i pari qe kam dhene doreheqjen nen presionin e politikes se kriminalizuar jam ne krah te Didit duke kerkuar pergjegjshmeri nga politika qe drejtuesit e policise te mos hidhen ne rruge si lecka sepse jane nje aset qe shtety yne i ka me pakice ! Doreheqja e tij gjithsesi eshte akt qytetarie e pergjegjshmerie por qe flet shume per ata qe duan ta kuptojne !

ndreu

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve