Pjesa e dytë e Scoop-it të ‘New York Times’: Pasuria e Trump falë reality show ‘The Apprentice’, fitoi 427 milionë dollarë

Pjesa e dytë e Scoop-it të ‘New York Times’: Pasuria e Trump falë reality show ‘The Apprentice’, fitoi 427 milionë dollarë

New York Times ka zbuluar sot detaje të tjera gazetave mbi deklaratat e taksave të presidentit amerikan. Dje gazeta bëri publike faktin se Donald Trump për dhjetë vjet, nga 15 vitet e fundit, nuk do të kishte paguar asnjë taksë dhe kishte paguar vetëm 750 dollarë detyrime tatimore në 2016 kur ai kandidoi për Shtëpinë e Bardhë.

Sot, Times zbuloi se Trump në 11 vjet falë pjesëmarrjes në reality show ‘The Apprentice’, ai fitoi 427 milionë dollarë, një pasuri që presidenti e arkëtoi në momentin e duhur, pas një serie investimesh të falimentuara dhe teksa ishte plot borxhe. Por Trump në ekran atë kohë përfaqësonte suksesin, fuqinë dhe paratë. Programi ‘e pikturoi’ atë si një miliarder në krye të botës. Emri i tij spikati në aeroplanë, rrokaqiejt, shishet e ujit, kazino.

Po ku shkuan gjithë ato para që ai fitoi? Gazeta thotë se ato shkuan në biznese të falimentuara, duke përfshirë fushat e tij të golfit. Në tre vjet Trump ka investuar 144,000 $ për të menaxhuar strukturën e tij Turnberry në Skoci. Ai kurrë nuk i mori të rikthyera ato para teksa çdo vit kampi del vetëm me humbje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë