Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Itali ditën e djeshme në kuadër të një operacioni të gjerë të zhvilluar nga policia italiane për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar me bashkëpunimin e disa ekipeve policore të qyteteve të ndryshme, ndërsa në total janë arrestuar 18 persona.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut të 109 kilogramëve kokainë (47 prej tyre të sekuestruara). Sipas mediave italiane, vlera e kokainës së sekuestruar kap shifrën e 7 milionë eurove nëse do të hidhej në treg. Grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qëndrore nga ku porosiste kokainën dhe më pas bënte transportimin deri në Antëerp të Belgjikës dhe më pas drejt Italisë. Mes 18 të arrestuarve, janë shqiptarë, rumunë dhe italianë.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
1-Renato Nikaj, 29-vjec banues në Sesto S. Giovanni
2-Florian Qemali, 40-vjec banues në Bagnolo Mella
3-Arian Rezi i njohur si Visi, 39-vjec nga Tirana
4-Edmir Demiraj i njohur si Edi, 39-vjec, banues në Shqipëri
5-Andi Shkurti, 42-vjec
6-Ilir Kuci, 50-vjeç lindur në Berat, banues në Milano.