Arrestohet  Albano Beqiraj, 29 vjeç, i dënuar me 4 vite burg. Beqiraj i dënuar për sigurim kushtesh e mjetesh për të kryer vrasje. Ai ishte pjesë e grupit të Admir Tafilaj që kryente vrasje me pagesë.

"Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Albano Beqiraj, 29 vjeç, i cili, me vendimet penale të Gjykatës Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, është dënuar me 4 vite burgim, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, njofton policia.

 Lajm në përditësim