Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë 35-vjeçari Eltion Logu, i arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes platformës së Call Center-ave.

Ky grup kriminal i shkaktoi qytetarëve gjermanë një dëm ekonomik i përllogaritur rreth 187 000 euro. Ndaj Eltion Logut, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Interpol Tirana

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”.

Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Ëiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.

Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Masa “arrest me burg” u caktua dhe për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi dhe Rodrigo Guga, ndërsa në “arrest shtëpie” janë lënë Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka. Një tjetër anëtar vijon të jetë në kërkim.

Nga një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë