Një lajm jo pozitiv vjen nga Senegali për Lazion. Sulmuesi Boulaye Dia është prekur nga malaria. Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata Senegaleze e Futbollit.
“FSF-ja informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara janë jashtë për ndeshjen mes Burkina Fasos dhe Senegalit. Boulaye Dia pati një sulm të malaries ditën që u nis për në Bamako, për këtë arsye ai qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin.
Sa i përket Lamine Camara, ai ka pasur dhimbje aduktore në dy seancat e fundit stërvitore. Mjekët e kombëtares po monitorojnë nga afër gjendjen shëndetësore të të dy lojtarëve”.