DURRËS- Denis Shahini nga Shijaku është prangosur nga policia pas një hetimi 17 mujor. Procedimi ndaj tij kishte nisur në vitin 2021 për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe sigurimi i kushteve e mjeteve për të kryer vrasje. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se Shahini është pjesëtar i grupit “Avdylaj” ndaj dhe operacioni për arrestimin e tij është quajtur “Pjesëtari”.
“Nga hetimet e kryera u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht heroinë”, bën të ditur policia.
Në një nga episodet është regjistruar në prill të vitit kaluar kur është arrestuar në Vlorë shtetasi me iniciale P. H. dhe ka rezultuar se heroinën ia ka shitur Denis Shahini. Prokuroria bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit, më 1 mars të këtij viti lëshoi urdhër ndalimin që u ekzekutua nga policia këtë të hënë.
34-vjeçari Denis Shahini ka qenë i dënuar edhe në vitin 2016 për armë pa leje dhe vjedhje. Këto janë fotot që postonte asokohe nga burgu.
Report Tv ka siguruar fotot e Denis Shahinit, i arrestuar si pjesëtar i nëj grupi kriminal në Durrës, i cili merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia thotë se ka siguruar provat se 34 vjeçari ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë.