Prokuroria e Brukselit dhe policia e kryeqytetit belg kërkojnë ndihmë për arrestimin e një 58 vjeçari shqiptar.
Haredin Fejzulla ishte dënuar me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale. Në total ai duhet të vuajë 18 vite burg.
Policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.