Itali - Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peruxhia nën akuzën e trafikut të drogës.

Gjatë këtë aksioni policia italiane, i gjetën të riut para cash dhe një çelës për një banesë aty pranë.

Hetimi çoi në një kontroll të pronës, ku u gjetën disa telefona celularë dhe lëndë narkotike. Ekzaminimi i mëvonshëm zbuloi se substanca ishte kokainë.

Pesha totale e substancës së sekuestruar ishte afërsisht 6.5 gramë, e ndarë tashmë në doza gati për shitje.

Telefonat u dërguan për ekspertim, me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve të shqiptarit, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti trafikimi, informon media italiane.