Pjesë e projektit të 'Rilindjes Urbane', Rama poston videon nga Shiroka: Mirmëngjes me qilimin spektakolar

Kryeministri Edi Rama në një postim në faqen e tij në 'facebook' ka publikuar një video nga punimet në zonën turistike të Shirokës në Shkodër, si pjesë e projektit të Rilindjes Urbane. Rama thotë se nga një zonë e braktisur dhe në rrënim e harresë po kthehet në një vend të mrekullueshëm.

Kryeministri e përshkruan videon si një 'qilim spektakolar', duke iu referuar projektit të rrugës dhe ambienteve buzë liqenit.

"MIRËMËNGJES

me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit,"-shkruan Rama në 'facebook'.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/05/2020 17:54

    Pse nuk i prishi ato ndertimet e shemtuara aty pranë ?

    Përgjigju
  • errs: 13/05/2020 11:06

    na plasi trapi, duam buke, duam pune, duam ekonomi, jemi me te varferit e botes.

    Përgjigju
  • Tutu: 13/05/2020 10:56

    Gje me pa kuptim dhe me idiote se ky projekt nuk ka...tamam si ai qe na e propogandon... zgjeroni dhe rregulloni rrugen se behet trafiku mullar apo do vijne me trap nga Buna mileti per turizem ne Shiroke..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja