Pjesë e rrugës ‘Egnatia’ dhe me vlerë historike, shembet ura e “Gurit” në Librazhd

Pjesë e rrugës ‘Egnatia’ dhe me vlerë historike, shembet ura e “Gurit” në Librazhd

Ura e Gostimës

LIBRAZHD- Ura e ‘Gurit’ e cila ndodhet mbi lumin e Gostimës në fshatin Polis, të Librazhdit është shembur.

Ky atraksion turistik me vlerë të madhe historike, me origjinë ilire, pjesë e rrugës së Egnatias, e restauruar nga turqit rreth vitit 1750 shek 18-të, kishte degraduar për shkak të mosmirëmbajtjes. Ura u shemb, pas vërshimit të ujërave në lumin e Gostimës.

Kjo urë ishte e rëndësishme, jo vetëm se mbart histori, por lidhte disa fshatra të njësisë administrative Polisit, si Polis Sheh, Polis Qendër, Fushë Buall dhe Shushicë.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në një postim në Facebook, thotë se shembja e urës ishte paralajmëruar, për shkak të indiferencës së institucioneve ndaj trashëgimisë.

‘Nga dje, urën e Gostimës nuk e kemi më! Indiferenca titanike e qeverisë ndaj trashëgimisë dhe politika e devijuar e MK, ndaj mirëmbajtjes rutinë të monumenteve, pjell vazhdimisht këtë fatalitet. Edhe kjo, kronike e nje ngjarjeje te paralajmeruar. “Çdo vit, nje ure”.’- shkruan Forumi i Trashëgimisë Kulturore në Facebook.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë