Dy shqiptarë u ekstraduan në vendin tonë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Eltion Dani 31 vjeç nga Shkodra u ekstradua nga Gjermania. Ndaj tij, GJKKO në qershor 2023 kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.
Ndërkohë në bashkëpunim me Interpol Athinën u ekstradua në vendin tonë Vangjel Hajderasi 43 vjeç. Ai akuzohet se në mars të citit 2018, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të trafikojë kanabis drejt Greqisë.









Komente
Komento