Zgjedhjet në Francë/ Triumfojnë Melenchon dhe Fronti i Ri Popullor: 'Duhet të qeverisim të vetëm!' Le Pen zbret e treta

Zgjedhjet në Francë/ Triumfojnë Melenchon dhe Fronti i Ri Popullor: 'Duhet të qeverisim të vetëm!' Le Pen zbret e treta

Projeksioni i mandateve në Asamblenë Kushtetuese

Paris-  Humbja sensacionale për Marine Le Pen në balotazh: as këtë herë - madje as me shumicën relative të preferencave në raundin e parë - ajo nuk ishte në gjendje të sillte partinë e saj, tani 'Rassemblement National', në qeveri.

Është një triumf i Frontit të Ri Popullor të së majtës, i cili do të krijojë shumë probleme në gjetjen e shumicës qeveritare . Macron ngrihet sërish duke u pozocionuar në vendin e dytë.

Këto janë verdiktet e votës franceze sipas parashikimeve të instituteve kryesore të sondazheve. Kryemiinistri Gabriel Attal do ti paraqesë nesër dorëheqjen e tij presidentit Macron pas humbjes.

    "Ne kemi arritur një rezultat që ata na thanë se ishte i pamundur," tha kreu i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon. I cili nuk i zgjat dorën Macron-it, përkundrazi shprehet se: Konfirmohet qartë disfata e Presidentit të Republikës dhe koalicionit të tij. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij.

    Më tej Melenchon theksoi se forca e tij duhet të qeveris e vetme.

    Macron tani do të duhet të kuptojë se kush mund të qeverisë. Tema e bashkëjetesës zhvendoset nga e djathta në të majtë. Të gjithë sytë te Macron dhe lëvizjet e tij të radhës, teksa zëdhënësi i tij u shpreh për AFP se tashmë duhet maturi.

    Ndërkohë reagoi edhe Marine Le Pen e cila u shpreh se fitorja e forcës së saj vetëm sa shtyhet.

    "Këtë mbrëmje, marrëveshjet e tyre elektorale e hedhin Francën në krahët e të majtës ekstreme nga Mélenchon. Aleanca e çnderimit ka fituar”, u shpreh kandidati për kryeministër i së djathtës ekstreme Jordan Bardella.

    Projeksioni i dytë i Ipsos jep një pamje më të qartë se si mund të ndahen mandatet në Asamblenë Kushtetuese të Francës pas zgedhjeve që po shohn fitues të majtëjn.

    Fronti i Ri Popullor projektohet midis 171 dhe 187 vendeve, blloku Macronian i Ansamblit 152-163, Tubimi Kombëtar i Le Pen midis 134 dhe 152 vendeve.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 22:06
    Projeksioni i dytë Ipsos: Fronti i Ri Popullor me 171-187 vende, macronistët me 152-163, Tubimi i Le Pen me 134-152

    Projeksioni i dytë i Ipsos jep një pamje më të qartë se si mund të ndahen mandatet në Asamblenë Kushtetuese të Francës pas zgedhjeve që po shohn fitues të majtëjn.

    Fronti i Ri Popullor projektohet midis 171 dhe 187 vendeve, blloku Macronian i Ansamblit 152-163, Tubimi Kombëtar i Le Pen midis 134 dhe 152 vendeve.

    Kjo është përbërja e Asamblesë Kombëtare të Francës të publikuar pak minuta më parë.

     

    Ora 21:56
    Mélenchon: Macron duhet të largohet ose të emërojë një kryeministër nga Fronti i Ri Popullor

    1720378115_Frontipopullor.JPG

    Tashmë Jean Luc Melenchon dhe Fronti i Ri Popullor mund të quhen fitues të zgjedhjeve të asamblesë Kushtetuese në Francë.

    Në fjalën e tij drejtuar zgjedhësve Melenchon u shpreh se presidenti aktual Emmanuel Macron duhet të largohet ose të emërojë një kryeministër nga Fronti i Ri Popullor. Nga ana tjetër ai theksoi se fitorja erdhi falë një linje politike e aftë për të bashkuar njerëzit.

    Ora 21:33
    Kryeministri Attal: Nesër do t'i paraqes dorëheqjen Macronit

    1704805642_gabrielattal.JPG

    Kryeministri Gabriel Attal do t'i paraqesë nesër Macron dorëheqjen e tij. Kështu deklaroi 35 vjeçari mbrëmjen e sotme, pas disfatës në zgjedhjet e asamblesë Kushtetuese.

    Deri më tani fituese është e majta e Frontit të Ri Popullor e udhëhequr nga Melenchon, më pas vjen forca në pushtet dhe e treta renditet Le Pen.

    Ora 21:05
    Futbollisti i kombëtares Jules Kounde: Lehtësim i jashtëzakonshëm, falë francezëve vendi nuk do qeveriset nga e djathta ekstreme

    1720379269_juleskounde.JPG

    Futbollisiti i kombëtares franceze Jules Kounde ka reaguar lidhur me rezultatet e para të zgjedhjeve të asamblesë kombëtare në Francë ku e majta po merr një fitore bindëse, ndërsa e djathta ekstreme e Le Pen ka zbritur në vendin e tretë.

    Në X, Kounde shprehet se tashmë ka një lehtësim të barabartë me shqetësimin e këtyre javëve të fundit.

    'Është e jashtëzakonshme', shkruan futbollisti nga grumbullimi në Gjermani me Francën për ndeshjet e kampionatit Europian, 'që vendi të mos e gjejë veten të qeverisur nga e djathta ekstreme.'

    Ora 20:32
    'Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë', Jean Luc Melenchon: Lehtësim për vendin! Macron humbi

    1720377361_melenchon.JPG

    ‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi arritur një rezultat që na thanë se ishte i pamundur.'

    Kreu i LFI-së Jean Luc Melenchon e tha këtë menjëherë pas vlerësimeve të para të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, të cilat e panë të majtën me një avantazh të qartë.

    ‘Është një lehtësim i madh për një pjesë të madhe të vendit’, vijoi ai. ‘duhet respektuar rreptësisht vullneti i popullit. Asnjë marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Humbja e presidentit të Republikës është konfirmuar qartë. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij.'

    Ora 17:09
    Zgjedhjet në Francë/ Si funksionon votimi në vendin më me ndikim të Europës

    Ja se si funksionon votimi në një nga vendet më me ndikim të Evropës.

    Çfarë roli luan Asambleja Kombëtare?

    Asambleja Kombëtare është shtylla qendrore e parlamentit francez. 577 deputetët zgjidhen drejtpërdrejt për pesë vjet dhe votojnë për ligjet. Ekziston edhe një dhomë e dytë e parlamentit, Senati, i cili luan një rol dytësor dhe zgjidhet në një moment tjetër.

    Nëse dhomat nuk mund të bien dakord, qeveria mund t’i japë Asamblesë Kombëtare fjalën e fundit për legjislacionin. Aleanca centriste e Macron mbante shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare përpara se të shpërbëhej, por jo një shumicë absolute.

    Sa e rëndësishme është shumica absolute për Macron?

    Dy vitet e fundit janë përfshirë nga mosmarrëveshjet e brendshme, duke treguar se qeverisja pa një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare është e vështirë.

    Nëse një kamp tjetër përveç atij të Macron do të merrte një shumicë absolute, presidenti do të detyrohej efektivisht të emëronte një kryetar qeverie nga radhët e tyre.

    Nacionalistët e ekstremit të djathtë kanë shpresa për të ardhur në qeveri. Edhe nëse puna e vetë Macron nuk është në rrezik, pozicioni i tij do të dobësohej ndjeshëm në një skenar të tillë.

    Si funksionojnë zgjedhjet?

    Ligjvënësit zgjidhen drejtpërdrejt nga njerëzit në qarkun e tyre.

    Kushdo që merr më shumë se gjysmën e votave të hedhura në zonën e tyre zgjedhore, fiton një vend në parlament – me kusht që kjo të korrespondojë me të paktën një të katërtën e votuesve të regjistruar atje.

    Por shumë pak e arrijnë ndonjëherë këtë sukses në raundin e parë.

    Shumica e vendeve ndahen në balotazhin e zgjedhjeve një javë më vonë. Pikërisht atëherë do të përballen dy votuesit kryesorë, së bashku me çdo kandidat tjetër që ka marrë mbështetjen e të paktën 12,5% ​​të të gjithë votuesve të regjistruar në qark.

    Nëse disa kandidatë kalojnë në balotazh, është e zakonshme që pretendentët të largohen nga gara. Kjo taktikë është përdorur për të konsoliduar votuesit dhe për të bllokuar fitoret e kandidatëve të ekstremit të djathtë. 

    Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

    Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve