LUSHJNË-  Në Barbullinje të Lushnjes tonelata me pjeshkë kanë mbetur pa shitur, ndërsa Renato dhe Erjon Murati nga fshati Barbullinjë i Lushnjes u kthyen në vendlindje 4 vite më parë dhe investuan në pemëtari.

Kanë mbjellë 37 dynym me pjeshkë, ndërsa tokën e kanë marrë me qira. Tashmë po mendojnë të emigrojnë sërish drejt Greqisë pasi prodhimi ka përfunduar në kanal....

“Jemi më dobët nga vitet e tjera, vjet ka qenë më mirë, sivjet kemi rënë. Nafta është rritur, çmimet e plehrave janë trefishuar. Kemi 2-3 ditë që presim . Ajo nuk është arrrë, nëse nuk u vol sot, të nesërme nuk duron. Po nuk u vol sot nesëer hidhet në kanal. Do iki në Greqi.”, thotë Erjon Murati.

“Kemi marr tokën me qira, dhe  nuk kemi  leverdi, nuk ka  çmim, t’i çojmë më 20 lekë?!  Nafta është 250 lekë , nuk ja vlen për  pjeshkët.”, thotë Renato Murati.

Nuk ka treg, thonë ata!

“Pikat e grumbullimit nuk i marrin. I marrin me 30 lekë i grumbullojnë për 4 ditë,  3 ditë pushim, ne nga do t’i çojmë?”, thotë Renato Murati.

“I kemi çuar dhe në treg, po pjesa më e madhe kthehet mbrapsht, hidhen në një shesh, kemi një vende ‘3 urat’ dhe i hedhim atje.”, tha Erjon Murati.

Në nisje të sezonit pjeshkët i shitën në tregun e shumicës me 100 lek për kg, ndërsa sot çmimi ka rënë në 20 lek/kg. Nga ana tjetër kostoja prodhimit është rritur krahasuar me vitin e kaluar, nisur nga nafta deri tek plehrat kimikë që përdorin për spërkatje.

“Plehu 150, 160, spërkatjet, helmet, vaditje , të gjitha shumë shtrenjtë. Kam 4 vjet që e kam ndërtuar këtë plantacion ”, thotë Renato Murati.

“Qiraja, plehu, spërkatja, nuk ka ndaluar asnjëherë, 1000 lekë  për dynym, i bie 200 lekë për rrënjë, unë paguaj vetëm qiranë, po uji, nafta. Unë naftë nuk kam  marr, kam bërë të  gjithaletrat”, shprehet Erjon Murati.

Mungesa e tregut është një problematikë për gjithë fermerët e Barbullinje, ku janë kultivuar në total 150 hektarë me pjeshkë.