Pjesmarrës nga 20 vende të ndryshme të botës, por në garën e Voskopojës spikat një 83-vjeçar

Është organizuar për të dytin vit nga Trajl Raning Albania gara e Voskopojës, pjesë e të cilës janë bërë 20 garues nga të gjithë vendet e botës. Në këtë garë ka patur tre disiplina vrapi, duke filluar nga 5, 10 dhe deri në 21 kilometra, për meshkuj dhe femra.

Përveç sportistëve profesionistë pjesë e garës kanë qenë edhe të apasionuar pas vrapimit dhe aktivitetit fizik.

Këto gara përveç praktimit të sportit i ofrojnë garuesve edhe një eksperiencë ndryshe, pasi shtigjet malore të Voskopojës shquhen për bukurita e rralla. Aty ndërthuren tradita, kultura dhe kulinaria, të cilat e bëjnë garën e Voskopojës një eksperiencë të paharrueshme.

Mbi të tjerët në këto gara mori pjesë edhe holandezët Herman dhe Judith, të cilët vrapuan për 5 km së bashku me dy fëmijët e tyre. Ndërkohë mes garuesve në disiplinës 10 kilometër ishte edhe 83-vjeçari Nexhat Xhalçe i cili vijon të befasojë me energjitë e tij, duke sfiduar të tjerë sportistë shumë më të rinj në moshë.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin