Pjetri dhe Kajmaku, Pëllumbi në '45 Minuta': S'kam dëshirë t'i kem më pranë në PS, 7 vite burg kush gënjen (VIDEO)

TIRANE-Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi i ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se nuk do të donte që të kishte pranë në familjen socialiste Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun, që u kapën nga dekriminalizimi. "Është e pamundur që një grupim politik të kontrollojë të gjithë kandidatët. Agim Kajmaku është figurë politike prej shumë vitesh në PS-në e Vorës dhe në një moment të caktuar u mendua të ishte një figurë përfaqësuese.

Me statutit e PS-së kryetarët e bashkive janë pjesë e asamblesë së PS-së dhe kur nuk janë nuk do të jenë më aty. E para ata duhet të zgjidhin problemin me ligjin, nëse e kanë shkelur kanë punë me prokurorinë. PS-ja nuk do të mbrojë askënd. Në rast se nga procesi i prokurorisë rezulton se nuk kanë pasur shkelje edhe mund të jenë (në PS), por nëse rezultojnë të fajshëm nuk do të jenë.

Në kushtet kur ligji i dekriminalizmit të obligon të tregohesh i sinqertë me atë që deklaron unë personalisht mendoj se ata me apo dashje e kanë bërë këtë gabim, unë nuk do të kisha dëshirë ti kisha më pranë, por kjo është personale e imja" tha ai.  

Kryeministri Rama pak muaj më parë deklaroi se do të propozojë disa ndryshime për të forcuar ligjin e dekriminalizimit, lidhur me ashpërsinë e dënimit nëse kapen me shkelje. Deputeti socialist tha se ata që kapen me shkelje në deklarimet në ligjin për dekriminalizimin duhet të dënohen me 7 vite burg. "Koha e deklarimit të zgjatet, jo të deklarohen në minutat e fundit, por më parë që drejtoria e dekriminalizimit të bëjë kontrollet e nevojshme.

Duhet të mendohesh mirë kur nuk deklaron dicka. Nëse gënjen, nëse nuk deklaron 7 vite burg. Ndryshimet besoj se do të bëhen para zgjedhjeve të reja" tha ai. Më pas ai u ndal te problemet me degën e PS-së në Shkodër. "Në në PS-në e Shkodrës kemi pasur probleme edhe më herët. Struktura e lartë drejtuese asambleja është shkrirë në fillim të shtatorit".

Vijon...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë