TIRANE- Partia Kristian Demokrate ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për përfshirje të kryetarit të kësaj partie Mark Frrok në vrasjen e një shqiptari, si dhe në rrjete prostitucioni.
Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Luan Kurti, ndaj Frrokut nuk ka asnjë akuzë nga Belgjika, ndërsa shton se këto akuza janë inskenim nga ana e PD-së.
"Sqarojmë opinionin publik, se z, Mark Frroku nuk ka asnjë akuzë nga shteti dhe drejtësia Belge, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe gjithçka është trillim, inskenim i turpshëm i PD-së, i segmenteve të caktuara brenda saj, me qëllime të pastra politike. Eshtë i njëjti skenar ogurzi, e njëjta dorë dhe mendje djallëzore që baltosi Arben Frrokun me akuzën e vrasjes së të ndjerit Dritan Lamaj, që pas kaq kohësh hetim rezulton një farsë dhe e pavërtetë.
Në sintoni akuza ndaj Mark Frrokut, është një hakmarrje primitive për faktin se ai u zgjodh deputetë në qarkun e Shkodrës duke kontribuar në fitoren e 23 Qershorit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, duke thyer të ashtuquajturën zonë bastion të PD-së. Duke kryqëzuar familjen Frroku, PD-ja kërkon të kriminalizojë PKD-në dhe mazhorancën e re qeverisëse", tha Kurti gjatë një konference për shtyp.
Nga PKD të gjitha akuzat e ngritura janë konsideruar si shpifje dhe hakmarrje politike, duke e lidhur këtë me fitoren e Frrokut në qarkun e Shkodrës.
"Insinuata mjerane se z.Frroku i paskësh blerë votat për t’u bërë deputet është një shpifje e pastër dhe një fyerje për ata qytetarë dhe banorë të nderuar të Qarkut të Shkodrës, që të lodhur të zhgënjyer nga keqpërdorimi dhe mashtrimi permanent i klaneve mafioze të PD-së në pushtet, besuan tek alternativa Kristian Demokrate. Na duhet t’i freskojmë memorjen akuzatorëve profesionistë të PD-së se dy herë e përmbytën Shkodrën gjatë mandatit të tyre, dhe jo vetëm nuk e dëmshpërblyen për dëmet që i sollën, por nuk denjuan t’i kërkonin as të falur.
Ata që maskaruan zgjedhjet që nga 1996, që vodhën votat lajv në zgjedhjet e fundit bashkiake në Tiranë, akuzojnë për blerje me para në dorë më 23 Qershor, çka tregon se nuk kanë nxjerë asnjë mësim nga humbja e thellë dhe mbeten të pareformuar. Ata që akuzojnë për krime dhe afera janë më të korruptuarit, më të njollosurit dhe të pamoralshmit. Krahas disa eksponentëve të lartë të PD-së që anatemohen këto ditë për dosjet e korrupsionit, vetë fakti që lidershipi aktual është i përfoluri i madh si për Durrës-Kukësin dhe vrasjet e 21 Janarit, e provon qartësisht këtë pohim tonin.
Në përfundim theksojmë se PKD është e hapur dhe transparente përpara drejtësisë në çdo moment dhe s’do reshtë së punuari për forcimin e shtetit ligjor, për Rilindjen dhe integrimin Europian", u shpreh nënkryetari i PKD, Luan Kurti.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com