PKD:Drejtësia po mbahet nën
presion, akuzat cënojnë dinjitetin
Partia Kristian Demokrate përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka reaguar duke thënë se drejtësia po mbahet në presion dhe se akuzat që janë bërë ndaj kreut të kësaj partie Mark Frrokut janë akuza që kanë për qëllim të cënojnë dinjitetin e deputetit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat akuzat se Frroku ka kryer një krim në Belgjikë janë akuza të cilat nuk janë provuar asnjëherë.
TIRANE - Partia Kristian Demokrate përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka reaguar duke thënë se drejtësia po mbahet në presion dhe se akuzat që janë bërë ndaj kreut të kësaj partie Mark Frrokut janë akuza që kanë për qëllim të cënojnë dinjitetin e deputetit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat akuzat se Frroku ka kryer një krim në Belgjikë janë akuza të cilat nuk janë provuar asnjëherë.
Më poshtë njoftimi i PDK shpërndarë për mediatPKD shprehet tejet e shqetësuar që drejtësia shqiptare dhe opinioni publik po mbahet nën presion të rëndë nga një valë akuzash monstruoze të cilat cënojnë rëndë dinjitetin e kryetarit të partisë, z. Mark Frroku, si qytetar, si familjar, por dhe si i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo fushatë e pamoralshme sulmesh po bëhet edhe ndaj PKD-së, e motivuar qartësisht për qëllime të paskrupullta politike, tashmë që vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Pjesë e kësaj fushate denigruese ndaj nesh është bërë edhe organi i akuzës, i cili me këto hapa po shkel rëndë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Të gjithë shqiptarët e panë dje përmes vendimit për masën e sigurisë dhënë ndaj dy deputetëve nga Gjykata e Lartë se Prokurori i Përgjithshëm doli blof para shqiptarëve, por shpërdorimi vazhdon ende me veprime antiligjore ndaj kryetarit të PKD-së, z. Mark Frroku të cilat i konsiderojmë njëherësh edhe si shantazh të pastër ndaj drejtësisë.
Ne besojmë se kreu i PKD-së, z. Mark Frroku nuk bie pre e presioneve të askujt për aq kohë sa ligji dhe e drejta është me të. Akuzat ndaj kryetarit, z. Mark Frroku për vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale janë një cënim i rëndë edhe ndaj forcës tonë politike, derisa ato nuk janë të provuara nga drejtësia.
Askush nuk ka pse të nxitohet apo irritohet derisa gjykata të thotë fjalën e vet, për aq kohë sa edhe kryetari i PKD-së e ka bërë të qartë se në çdo moment është i gatshëm për tu përballur me akuzuesit e tij para drejtësisë, në Shqipëri, Belgjikë apo në çdo vend tjetër të botës.
PKD iu bën thirrje të gjithë anëtarësisë, strukturave drejtuese të saj dhe mbështetësve që të distancohen nga kjo fushatë denigruese që po bëhet ndaj nesh dhe të mbrojmë të gjithë bashkërisht vlerat dhe aksionin politik kristian demokrat, duke kërkuar me forcë garancitë për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës nga institucionet në vend.
Kryesia e PKD-së
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
63.2%
-
Edi Ramën
31.1%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 3930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12
-
Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës
6 Tetor, 20:58
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën
6 Tetor, 20:31
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20