PKD i kërkon Ramës përfshirjen
në koalicion: Tani është momenti

PKD i kërkon Ramës përfshirjen<br />në koalicion: Tani është momenti
Partia Kristian Demokrate i kërkon kryeministrit Edi Rama zbatimin e marrëveshjes politike të 21 prillit 2013. Në një deklaratë për mediat, kryetari i PKDSH-së Dhimitër Muslia teksa i referohet ndryshimeve të fundit të në qeveri, thotë se ky është moment përtë përfshirë edhe PDK në ekipin e rilindjes.
 
“PKD  i vlerëson si pozitive ndryshimet e fundit në qeveri të kryeministrit Edi Rama, por ndërkohë i kujton kreut të koalicionit qeverisë se nuk ka zbatuar marrëveshjen politike të 21 prillit të vitit 2013. Është koha që kryeministri të zbatojë këtë marrëveshje, pasi PKDSH i ka dhënë gjithë tolerancën e nevojshme qeverisë aktuale. Në si forcë politike kemi mirëkuptuar nevojat e Kryeministrit Rama për të krijuar një ekip në përputhje me kërkesat dhe pritshmëritë e tij të fazës së pare,” thuhet në deklaratë.

Sipas PKD-së që të  veprojë ashtu si me partitë e tejra që iu bashkuan koalicionit parazgjedhor të 2013, pasi “sjellja me dy standarde është jo korrekte dhe krijon çoroditje ne elektorat”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri