PKD: Në qershor dalim me 61
kandidatë, akuzat synojnë dëmtimin 

PKD: Në qershor dalim me 61<br />kandidatë, akuzat synojnë dëmtimin 
Partia Kristian Demokrate ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat duke sqaruar se të gjitha akuzat e ngritura ndaj Mark Frrokut, kreut të kësaj partie kanë për qëllim që të dobësojnë elektoratin e PDK.

Megjithatë në deklaratë saktësohet se Kristian demokratët do të dalin në zgjedhjet e qershorit me 61 kandidatë.

Më poshtë deklarata e plotë e Partisë Kristian Demokrate

Partia Kristian-Demokrate po ndjek me vëmendje procesin gjyqësor ndaj kryetarit të saj, z. Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjejmë rastin ti bëjmë apel drejtësisë që t’i shmanget presioneve politike. Ne besojmë në integritetin, pavarësinë dhe profesionalizimin e trupës gjyqësore.

Deputeti Mark Frroku ka shprehur publikisht vullnetin dhe gatishmërinë për tu vënë në dispozicion të drejtësisë dhe i ftojmë të gjithë që të tregojnë durim, të presin dhe të respektojnë verdiktin e saj.

PKD i bën thirrje PD-së që të tregojë vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj vendimeve të gjykatave. Ne distancohemi nga qëndrimet dashakeqëse të disa segmenteve brenda opozitës, të cilat ne, si forcë politike, i interpretojmë si strategji shantazhuese që po i bëhet drejtësisë dhe si një fushatë përbaltje ndaj alternativës kristian - demokrate.

Këto sulme synojnë të dëmtojmë PKD-në dhe elektoratin e saj në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Prandaj, iu bëjmë thirrje anëtarësisë dhe mbështetësve të forcës tonë politike që të mos bien pre e këtyre presioneve politike.

PKD është e angazhuar maksimalisht për të garuar në zgjedhjet elektorale, duke marrë pjesë në 61 njësi vendore në të gjithë vendin. 

PKD iu bën thirrje të gjitha forcave politike që t’iu ofrojnë shqiptarëve programe dhe alternativa për mirëqeverisjen e pushtetit vendor, duke hequr dorë nga fushata politike denigruese ndaj individëve dhe subjekteve politike parlamentare. 

PKD përshëndet vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve e Rënda për shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e biznesmenit Arben Frrokut.

Partia Kristian-Demokrate është e vendosur në realizimin e programit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, të cilin e mbështetën dhe votëbesuan shqiptarët më 23 qershor 2013 për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve