PKD: Të ndryshohet sistemi
zgjedhor, listat të jenë të hapura

PKD: Të ndryshohet sistemi<br />zgjedhor, listat të jenë të hapura
Partia Kristian Demokrate është shprehur sot pro listave të hapura, si dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në proporcional kombëtarë. Po ashtu, kjo forcë politike shprehet edhe për menaxhimin e zgjedhjeve nga individë jo politikë, por profesional.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PKD ka shtuar se, vlerëson nismën e marrë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për uljen e palëve politike në tryezën e diskutimit për reformën zgjedhore, ndërkohë që ka kërkuar që të ketë anëtarin e saj në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ndërkaq PKD kërkon që reforma zgjedhore të miratohet së bashku me reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese


Ja njoftim i PKDSH
Partia Kristian Demokrate , përshëndet nismën e marrë nga Koalicioni i vezhguesve vendorë për uljen e palëve politike në tryezën e diskutimit për reformën zgjedhore.
PKD I sheh të domosdoshme ndryshimet në kodin zgjehdor , ndërsa si parti parlamentare kërkon te jetë pjesë e komisionit të posacëm parlamentar për reformën zgjedhore. Në këtë tryezë duhet të perfshihen të gjithë aktorët politik në vend për të nxjerrë një product të pranuar nga të gjithë.
PKD propozon 
1. Ndryshim te sistemit nga ai propocional rajonal ,ne propocional kombetare me lista te hapura . 
2. Administrimi I procesit zgjedhor të bëhet nga individë jo politik,pasi në këtë mënyrë shmangen militantët partiakë në adminsitrimine proceseve elektorale. 
3. Numërimi I votave te bëhet elektronikisht pasi e bën procesin më të besueshëm.
Ndërkaq PKD kërkon që reforma zgjedhore të miratohet sëbashku me reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima