Partia Kristian Demokrate është shprehur dje pro listave të hapura, si dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në proporcional kombëtarë. Kjo forcë politike shprehet edhe për menaxhimin e zgjedhjeve nga individë jo politikë, por professional. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PKD ka shtuar se, vlerëson nismën e marrë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për uljen e palëve politike në tryezën e diskutimit për reformën zgjedhore, ndërkohë që ka kërkuar që të ketë anëtarin e saj në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)











