TIRANE- Partia Kristian-Demokrate e Shqipërisë ndjek me shqetësim të madh gjendjen e banorëve të zonave të veriut, shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kryetari i PKD-së, Mark Frroku ka parë nga afër situatën dhe gjen rastin të ofrojë mbështetje personale dhe institucionale, edhe në cilësinë e deputetit të Qarkut të Shkodrës për familjet që po kalojnë momente të vështira. “PKD mbështet qeverinë dhe shtabet e emergjencave të ngritura pranë strukturave të qeverisjes vendore, për tu ardhur në ndihmë banorëve që i kanë banesat apo pronat e tyre nën ujë.
Fatkeqësia e përsëritur e mijëra familjeve në Qarkun e Shkodrës, apo të Lezhës, është sfida e madhe për Qeverinë e dalë nga koalicioni zgjedhor Aleanca për Shtetin, është premtimi i dhënë për banorët e këtyre zonave dhe është përgjegjësia e re për mënyrën e qeverisjes tonë”, ka qënë deklarata e numrit një të kristian-demokratëve shqiptarë Frroku, i cili njëherësh ka shprehur dhe gatishmërinë për të kontribuar në ardhjen në ndihmë për këta banorë që janë vënë thuajse çdo vit nën stresin e përmbytjeve. “PKD i kërkon qeverisë që të marrë masa për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara, si dhe mazhorancës qeverisëse, institucioneve që kanë dalë prej saj, Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave që të angazhohen maksimalisht për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për zonën e Shkodër–Lezhë, në mënyrë që të mos rrënohet më tej e tashmja dhe e ardhmja e banorëve të këtyre trevave.
Kujtojmë se ky është edhe premtimi i dhënë më 23 qershor të vitit 2013, dhe për rrjedhojë, është testi i madh para qytetarëve të këtyre dy qarqeve për besimin dhe përgjegjësinë që na kanë dhënë me votën e tyre”, është shprehur Frroku. I cili nuk ka munguar që të shprehë gatishmërinë e tij dhe të partisë që ai drejton për të kontribuar në përbërje të mazhorancës.
“PKD, strukturat e saj, burimet njerëzore, profesionale dhe intelektuale që i janë bashkëngjitur kësaj force politike, janë të gatshme që të investohen maksimalisht në këtë çështje, duke ofruar kontribute të gjithëanshmem në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje përfundimtare qarkullimit të burimeve ujore në ultësirën e NënShkodrës, mbajtjes nën kontroll të shtretërve të lumenjëve të Bunës, Drinit dhe Matit, duke i dhënë fund njëherë e mirë fatkeqësive të përsëritura të banorëve të Shkodrës, Lezhës, Shëngjinit dhe Kurbinit”, është shprehur Frroku.
Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com