PL akuza Veliajt: SPAK ta hetojë për inceneratorin e Tiranës

Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK që të ndalojë menjëherë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari deklaroi sot nga selia e partisë se Veliaj i shmanget llogaridhënies pasi sipas tij ka frikë.

 Braimllari thotë e në Veliaj nuk pati guximin të përballej me këshilltarët e opozitës për këtë çështje.

 

Deklarata e plotë

Erion Veliaj është i tmerruar nga mega afera korruptive e inceneratorit të Tiranës.

Dje në mbledhjen e e Këshillit Bashkiak, shumë e rëndësishme për Tiranën pasi diskutohej projekt buxheti 2024-2026 i bashkisë;

Erion Veliaj nuk pati guxim të përballej me këshiltarët e opozitës duke braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak në momentin që këshilltarët e opozitës morën fjalën duke I kërkuar transparencë mbi inceneratorin e Tiranës.

Braktisja e mbledhjes se këshillit Bashkiak nga Erion Veliaj tregon qartë panikun e tij, si një njeri që do të bëjë çdo gjë për ti shpëtuar llogaridhënies me publikun dhe përballjes me drejtësinë, pasi të dyja e nxjerrin fajtor.

Erion Veliaj është propozuesi, ideatori, dhe zbatuesi i aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj ka firmosur “Miratimin në Parim të Studimit të Fizibilitetit të Koncesionit”, në kundërshtim me ligjin, pasi këtë miratim, ligji ja atribuon Këshillit Bashkiak.

Edhe përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies me koncesionin, të dirigjuar nga urdhrat e kryetarit të bashkisë, kanë deklaruar zyrtarisht se mjaftonte firma e Veliajt dhe jo Këshilli Bashkiak, i cili është i vetmi institucion që është përgjegjës për buxhetin.

Sot, Bashkia e Tiranës paguan çdo ditë miliona nga taksat e shqiptarëve, për një shërbim që nuk kryhet sipas kontratës koncesionare. Dhe kjo është përgjegjësi direkte e Erion Veliaj, i cili në cilësinë e kryetarit të bashkisë, është përgjegjës kryesor për menaxhimin e mbetjeve

Erion Veliaj në mbledhjen e ditës së djeshme nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjeve të opozitës dhe nën panik u largua nga mbledhja e këshillit bashkiak duke treguar qartë frikën nga autorësia e kësaj mega afere korruptive.

Erion Veliaj iu shmang këtyre pyetjeve në këshillin bashkiak:

A ka qenë parashikuar në buxhetin e kaluar si zë në buxhet financimi i inceneratorit nga Bashkia Tiranë?

2. Sa ton mbetje janë depozituar çdo vit kalendarik që nga lidhja e marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës në landfillin e Sharrës?

3. Sa është buxheti i Bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës?

Sa para janë paguar çdo ditë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për inceneratorin e Tiranës, që nga nisja e kësaj kontrate.

4. Pse Erion Veliaj nuk ju drejtuar Këshillit Bashkiak për këtë çështje në vitin 2017? Duke I rrëmbyer kështu kompetencat këshillit bashkiak?

Këto janë pyetje që shqetësojnë çdo ditë Erion Veliaj, sepse ai është i vetëdijshëm mbi autorësinë, përgjegjësinë dhe përfitimim e drejtpërdrejtë nga kjo aferë korruptive.

Këshilltarët e Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës do të luftojnë çdo ditë për transparencë dhe llogaridhënie.

Ne do të përmbushim premtimin tonë përpara qytetarëve të Tiranës që Bashkia e Tiranës do t’i nënshtrohet transparencës dhe llogaridhënies.

Erion Veliaj nuk mund t’i shmanget transparencës dhe llogaridhënien.

I bëjmë thirrje SPAK, të ndalojë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Të hetojë deri ën fund, pa kompromis, që nga Erion Veliaj dhe deri të zyrtari më i fundit në bashkinë e Tiranës, për Rolin e tyre tek inceneratori i i Tiranës, gropa e madhe që po ha paratë e shqiptarëve.”- thotë Braimllari.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 01/08/2023 16:43

    O Brahimllari, o grumbull M,,i, të erdhi goja, po ato lobimet e LSl që të kanë thirrur në SPAK, ty e kupolën tënde, o mavri me bojë, o vegla e Mona Kurvës, o i 12 në përrua, te 7 penxheret do përfundosh bashkë me Liken, Peço V, e gjithë kupola.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje