PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent

PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent

Silvana Bajrami

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami është shprehur sot në një deklaratë për mediat se bujqësia është kthyer në një sektor inekzistent.

Sipas saj, mbështetja kryesore e buxhetit të planifikuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet IPARD II është zero.

“Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Megjithatë, sektori i bujqësisë është kthyer pothuajse inekzistent, pasi mbështetja kryesore e buxhetit të planifikuar nga BE, nëpërmjet IPARD II  tashmë dihet që është 0 ( zero) mbështetje.  Sfida kryesore në bujqësi dhe blegtori është mungesa e investimeve në infrastrukturën bujqësore. Pa mbështetjen e duhur për modernizimin e mjeteve dhe teknologjive të prodhimit, fermerët do të vazhdojnë të kenë vështirësi në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve të tyre. Fermerët sot po hedhin nëpër kanale prodhimet e tyre pasi importi ka mbytur Shqipërinë”, tha Bajrami.

Sipas programit të kësaj force politike, për sektorin e bujqësisë, ajo thotë se PL do të mbështesë bujqësinë me 30 miliardë lekë çdo vit.

“Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim. Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas. Do të realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. Pagesë grant e menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite”, deklaroi ajo.

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, thekson se kjo parti do të ofrojë mbështetje me 50 për qind të vlerës së investimit të impianteve të kompostimit të plehrave organike në fermat bujqësore, si edhe mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit për instalimin e impianteve fotovoltaike në pikat e grumbullimit dhe të përpunimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu

Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu