PL dorëzon amendamentet për buxhetin e 2023 për arsimin: Ta shpëtojmë vendin nga braktisja, mundësi të jemi në Kuvend
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se kanë depozituar sot amendamentet për Projekt Buxhetin 2023 në sektorin e arsimit. Xhixho u shpreh se amendamentet do përqendrohen pagat e pedagogëve, mbështetja financiare për studentët, rritjen e pagave dhe tekstet mësimore falas.
“Ndaj sot depozitojmë amendamentet tona për Projekt-Buxhetin e 2023 në sektorin e arsimit, për t’u dhënë studentëve mbështetjen që kërkojnë, për t’i trajtuar pedagogët e mësuesit me dinjitetin e merituar e për të lehtësuar sadopak barrën e kostos së librave për prindërit me fëmijë në shkolla.
- 1. Pagat e pedagogëve dhe kërkimi shkencor
- 2. Mbështetje financiare për studentët
- 3. Rritja e pagave të mësuesve
- 4. Tekste mësimore falas.”- tha Xhixho.
Deputetja u shpreh se me anë të këtyre amendamenteve sektorit të arsimit do i japë mundësinë deputetëve të Partisë së Lirisë, tu jepet mbështetja më vonë.
“Ndaj, amendamenteve të mësipërme, të hartuara pas një analize të thellë me pedagogë, mësues, studentë, prindër dhe ekspertë të arsimi dhe ekonomisë, kërkojmë që t’u jepet mbështetje nga gjithë kolegët deputetë me votë.
Vetëm duke zgjedhur arsimin mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga braktisja.
Kjo është një mundësi për të gjithë ne që jemi në Kuvend për të përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe mbi të gjitha të rinisë, përpara çdo interesi tjetër personal.”- tha Xhixho.
Më herët, Partia e Lirisë, ka paraqitur pesë amendamente të propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin. Në propozimet e bëra, theksohen kërkesat për: mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për studentët, financime për kërkime shkencore, rritja e pagave me 50% brenda dy viteve, rritja e pagës së mësuesve duke nisur nga 1 janari dhe tekstet shkollore falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare
7 Janar, 14:41
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Vendi dje në ‘blackout’, Blushi: Energjia, plaçkë e Ballukut, korrupsion kriminal në sistemin energjitik!
6 Janar, 16:43
-
PD: Qeveria ka ulur financimin për arsimin
4 Janar, 15:58
-
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:17