PL: Rilindja babëzi ndaj pronave publike dhe private, vendimeve arbitrare dhe të pakonsultuara duhet tu jepet fund në zgjedhjet e 14 majit

Anëtari i kryesisë të Partisë së Lirisë, Gentian Çala akuzoi qeverinë si përgjegjësen kryesore sipas tij, për shkatërrimin e pronave publike dhe të shpronësimeve të pajustifikuara të qindra pronave legjitime të qytetarëve.

Në një deklaratë nga selia e Partisë së Lirisë,  Çala u shpreh se qeveria me arrogancën dhe me mospërfilljen që e karakterizon, duke përdorur shpesh here masa shtrënguese apo forcën në favor të saj  ndaj qytetarëve ka dhënë vendime të cilat kanë legjitimuar krimin që po u bëhet pronës publike dhe private.Sipas tij veprimet arbitrare e të pakonsultuara janë një kërcënim i hapur për qytetarët e pambrojtur.

"Mjafton të shikoni atë që ndodh aktualisht me zonën e Bërxullës, atë që po bëhet në Drilon dhe Tushemisht, apo me Butrintin, si dhe përpjekja e fundit për të bërë një VKM që u lejon autoriteteve që të prishin objektet që janë më të vjetra se 50 vjet. " u shpreh Çala. 

Më tej ai shtoi se qeveria, po harxhon pa masë për projekte ku përfitojnë oligarkët, ndërkohë që tregohen mjaft dorështrënguar me qytetarët. Në projektet zhvillimore që ndërmerren nuk planifikohen masa për mbrojtjen e mjedisit apo aseteve kulturore, e mbi të gjitha nuk merren masa për mbrojtjen e pronave të qytetarëve, të cilat po plackiten dita ditës padrejtësisht nga shteti.

Në emër të Partisë  së Lirisë, ai shprehu mbështetjen ndaj qytetarëve, në gjetjen e së drejtës së tyre për shpronësimet reale dhe dëmeve që u krijohen nga projektet zhvillimore. Duke kërkuar më shumë transparencë nga institucionet lidhur me projektet që zhvillohen në visaret më të çmuara që Shqipëria ka, ai përmendi rastin e Drilon-Tushemishtit.

" Banda Rilindjes në pushtet ka dëshmuar se karakterizohet nga babëzia për pronën publike. Të gjithë ata që e kanë provuar në kurrizin e tyre e dinë mirë. Sot na takon të gjithëve reagojmë dhe të mos presim që të reagojmë vetëm kur kjo na ndodh në pragun tonë. Mundësia më e afërt e reagimit është në zgjedhjet e 14 Majit. Ndaj duhet ti tregoni me votë se koha e arrogancës mbaroi! Ndryshim me çdo çmim. ", përmbylli ai në deklaratën e tij.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm