Partia e Lirisë thotë se klasat po boshatisen nga nxënësit për efekt të shpopullimit, kryesisht në fshatra të Fierit.
“Nisja e këtij viti të ri shkollor nuk është një festë, por një klithmë e dhimbshme e rënies demografike dhe shpopullimit masiv që po zbraz çdo cep të vendit tonë. Të dhënat zyrtare të ZvAP-ve dhe drejtorive arsimore tregojnë një katastrofë të vërtetë, një krim të qëllimshëm të kryer mbi shpinën e fëmijëve dhe familjeve fierane nga ky sekt qeverisës.
Shifrat e këtij viti janë dëshmia e gjallë e një Shqipërie që po fiket:Patosi ka humbur plot 200 nxënës në bankat e shkollave. Roskoveci ka zbritur me 167 nxënës më pak.Në Mallakastër, situata është dramatike; shkolla e bashkuar e Fratarit dhe ajo e Aranitasit janë kthyer në vatra mbijetese, duke mbledhur me sforcim fëmijët e mbetur nga fshatrat Drizar, Damës, Gadurovë, Kremenar, Corrush, Kut e Bejar, sepse shkollat e tyre nëpër fshatra janë kyçur.Ky është rezultati i "Rilindjes"!
Shkollat periferike po përballen me boshatisjen totale. Nxënësit nga Levani, Qarri, Boçova, Frakulla, Semani e Darrëzeza po shkulen me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe po orientohen drejt qendrave urbane apo shkollave të Fierit, sepse qeveria i ka lënë fshatrat pa asnjë shpresë dhe pa asnjë investim.Kjo nuk është krizë natyrore”, tha Brunilda Haxhiu.
Deputetja Brunilda Haxhiu tha se qeveria duhet të mbështesë me paketa financiare, familjet e reja, studentët dhe bizneset e vogla në mbarë vendin.
“Shpopullimi është plaga më e rëndë e Shqipërisë dhe nuk do të ndalet nëse nuk ndërmerren masa urgjente e konkrete:Vendosja e menjëhershme e minimumit jetik për çdo familje.Masa drastike për uljen e kostos së jetesës që po mbyt qytetarët.Mbështetje reale financiare për familjet e reja dhe studentët tanë.Paketë shpëtimi për bizneset e vogla që po falimentojnë masivisht në Fier e mbarë vendin.Nxitje e zhvillimit ekonomik dhe investime emergjente në arsimin rural.Të dashur qytetarë,Protesta e popullit është zëri i pastër i njerëzve që e duan këtë atdhe dhe refuzojnë ta lënë të vdesë! Është zëri që kërkon të ndalë shpopullimin dhe të shpëtojë vendin nga një qeveri që ka kapur çdo pushtet.Protesta nuk duhet dhe nuk do të ndalet! Duhet të jemi përditë e më shumë në shesh për të shpëtuar kombin, për të shpëtuar Fierin dhe për t'u kthyer fëmijëve tanë dinjitetin dhe të ardhmen që po u vidhet në dritë të diellit. Të ngrihemi sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë”, tha ajo.








Komente
Komento