Plaçkitet shtëpia e Kanye West

Plaçkitet shtëpia e Kanye West
Shtëpia e reperit amerikan, Kanye West, në Los Angeles u plaçkit derisa ai nuk ishte në shtëpi. Tani për tani nuk dihet se çfarë morën vjedhësit nga vilat luksoze me vlerë katër milionë dollarë. Policia e Kalifornisë ka konfirmuar për portalin amerikan "E Online!", se shtëpia e Kanye Westit është grabitur herët këtë mëngjes, ditë më parë. Policia nuk ka mundur të specifikojë se çfarë është vjedhur, ndërsa zëdhënësi i yllit nuk u është përgjigjur telefonatave. West është duke u përpjekur që të shes vilën që nga viti 2010, por nuk po ka sukses. Ndërsa sa i përket historisë së dashurisë me Kim Kardashian, cdo gjë është në rregull. Çifti është në lidhje tashmë prej tre muaj, planifikojnë që së bashku të xhirojnë një reality show në të cilin do të flitet për dashurinë e tyre, por kanë ndërmend edhe të fillojnë të jetojnë së bashku.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.