Placido Domingo në Bullgari koncert në shesh, në Tiranë te TKOB, Nishani: Rama përdhosi klasin më të lartë të artit botëror për imazhin e disa karrigeve që ka bërë në një sallë

Ish-presidenti Bujar Nishani

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani, ka lënë për pak kohë “të qetë” Lulzim Bashën dhe i është rikthyer sulmeve në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Fokusi i akuzës së tij ka të bëjë me organizimin mbrëmjes gala në Teatrin e Operas dhe Baletit, tashmë të rikonstukruar.

Pjesëmarrja e kufizuar e spektatorëve dhe prezenca e vetë kreut të qeverisë, për Nishanin është një tregues si si Rama po keqpërdor kulturën elitre për interesat e tij politike, por thekson se fatkeqësisht kjo që ai e quan fasadë, i ka funksionuar. Nishani heq paralele me koncertin që ka zhvilluar Placido Domingo në Sofie të Bullgarisë, të cilër bashkë me një soprano tjetër organizuar një koncert të ngjashëm me atë që u zhvillua në Tiranë.

Ai thotë se ndryshe nga sa në Tiranë, arti dhe kultura, muzika dhe e bukura ju ofrua qytetarëve, në shesh.

“Edi Rama nuk ka rast që nuk tregon se nuk ka asnjë dimension shtetari, qeveritari apo format real civilizimi ! Shtirjet e sforcuara dhe skenarë fasadash, që për fatin e keq, l’e të pranojmë që i kanë funksionuar për të futur në jerm psikologjinë e shumicës së qytetarëve të këtij vendi. Tashmë për shkak të kthjellimit të opinionit, ato po i kthehen në bumerangun e tij! Fundi i këtij bumerangu do ta nxjerrë në cepin që i takon, ashtu siç është a në të vërtetë, siç edhe shumë shqiptarë e njohin realisht! Së fundmi, tentoi të keqpërdorë edhe kulturën elitare, artin e epërm, artistët kolosë, për interes të skenografisë së tij politike vulgare !

Koncerti i organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesmarrjen e Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, ishte një rast i shkëlqyer për shqiptarët jo vetëm për të shijuar klasin e lartë të muzikës dhe artit por për një nevojë për rivitalizimin e psikologjisë së rënduar e traumatizuar nga izolimi, paniku dhe dhimbjet e shkaktuara nga pandemia e izolimi për më shumë se një vit ! Një vlerësim e mirënjohje e madhe për artistët e kalibrit botëror Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, është i merituar, që ata ishin në Tiranë e bashkë me artistët e tjerë shqiptarë patën angazhimin për të përcjellë art, muzikë, kulturë, emancipim, ripërtëritje për qytetarët shqiptarë !

Por Edi Rama që fatkeqësisht mban fatet e shqiptarëve në dorën e tij, nuk ja ndjen, nuk kupton, nuk reagon e as ka merak hallin e shqiptarëve dhe as e lidh fare asgjë me dimensionin e shtetarit !Pse e them këtë ? I njëjti event kulturor u organizua përpara pak ditësh dhe në Sofie/Bullgari !Plácido Domingo sëbashku me sopranon e madhe bullgare Sonya Yoncheva organizuan po ashtu një koncert të ngjashëm me atë që do të organizohej në Tiranë. Por në Bullgari, Kryeministri i atij vendi nuk i “futi turinjtë” edhe tek arti e muzika për qytetarët.

Në Sofie, koncerti madhështor u organizua në një prej shesheve kryesore të kryeqytetit ku hapësira, aksesi, muzika, arti ishin në dispozicion të gëzimit prej qytetarëve e jo skenarëve politik të qeveritarëve. Në Sofie, ndryshe nga sa në Tiranë, arti dhe kultura, muzika dhe e bukura ju ofrua qytetarëve, në sheshet dhe ekranet e qytetarëve atje ! Në Tiranë, Edi Rama me diabolizmin e vet, e përdhos edhe klasin më të lartë të artit botëror, veç për të shitur imazhin e ca karrigeve të reja që ka blerë e vendosur në një sallë Teatri ! Imagjinoni tani”, shkruan Nishani.

Mbrëmja gala në TKOB e rikonstruktuar u zhvillua në 15 shtator, ku skena e ndez me performancën e dy yjeve të rangut botëror, si Ermonela Jaho dhe Placido Domingo,të cilët kanë interpretuar dhe kanë marrë duartrokitje disa minutëshe. Pjesëmarrja ishte me ftesa të shpërndara nga ministria e Kulturës e ndërsa ishte kusht pasaporta e vaksinimit ose tamponi negativ.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund ta bëjë SPAK vettingun e politikanëve?

Komento

Komente

  • Rrrrtttt: 17/09/2021 15:27

    Uee po Jari! Po ik o sakat! Ik o te hengsha Odeden. Ik o mavri me boje. Ti je te marresh nje hidhs,e ta hysh nga kembet

    Përgjigju
  • ZYBER KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/09/2021 10:50

    O kapterri i pompës së benxinës po presidenca nuk u përdhos nga ty o jar kapteri ? Pse ishe ti për President o Bujar Nishan leshi. Po hik o jare i ftof në tajare se na jeni bo si muti nëpër kom o hajvon.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi: Amerika pikas bombën rreth Foltores