Plagos bashkëfshataren duke i çarë fytyrën me thikë, arrestohet lushnjari

Plagos bashkëfshataren duke i çarë fytyrën me thikë, arrestohet lushnjari

Foto ilustruese

Një adoleshent ka plagosur me thikë një 31-vjeçare në Lushnje, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Policia njofton se ka përfunduar në spital shtetasja D. Ç., banues në fshatin Fier i Ri, ndërsa është arrestuar autori i ngjarjes, shtetasi F. Gj., nga i njëjti fshat me të lënduarën.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje. Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika që përdori autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale "Plagosje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 79/22 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)