Për 30 minuta tifozët janë përleshur me njëri-tjetrin duke goditur me sende të forta.
Pavarësisht rezultatit 1-1tifozeritë e të dyja skuadrave kanë bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta, duke detyruar policinë të ndërhynte.
Dhuna nisi në momentin kur disa prej tifozëve të ekipit të Cervena Zvezdas kaluan në sektorin ku ishin ultrasit e ekipit të partizanit, kjo nxiti reagimin e këtyre të fundit duke e quajtur provokim, më pas goditën me sende të forta, gjë e cila solli përplasjen e dhunshme.
Në përfundim të konfliktit në prangat e policisë serbe kanë rënë 22 prej huliganëve që nisën këtë konflikt.
[gallery]25111[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com