Plagosen 22 persona në një club
nate në ishullin Tenerife të Spanjës

Plagosen 22 persona në një club<br />nate në ishullin Tenerife të Spanjës<br>
Policia spanjolle ka njoftuar për plagosje të lehta të 22 personave në një club nate në ishullin spanjoll të Tenerife. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e para të këtij mëngjesi, platforma u shemb duke i rrëzuar njerëzit në bodrum.

Sipas ekipeve të shpëtimit në Tenerife, pjesëmarrësit në festë kishin rënë në bodrum pas shembjes së platformës me sipërfaqe 4 metra katrorë.

Dy persona mbetën të plagosur rëndë, ndërsa në mesin e tyre janë spanjollë, dy francezë, një belg dhe një rumun.

Tenerife është më i madhi nga shtatë ishujt Kanarie në Oqeanin Atlantik pranë bregdetit të Afrikës dhe për shkak të klimës së ngrohtë është një nga destinacionet më të njohura turistike për shumë evropianë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg