Shtatë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti në rrugën nacionale Lushnje-Berat si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me një Toyota Yaris.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesit dhe pasagjerët e të dy mjeteve. Sipas policisë në mjetin tip Benz udhëtonte shtetasit F.M, dhe I.Q., ndërsa në mjetin tip Toyota udhëtonin një familje prej 5 personash mes të cilëve shoferi  dhe bashkëshortja e tij me iniciale A.P., dhe tre fëmijë të mitur të moshave 5, 7  dhe 13 vjeç.

Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku po marrin dhe ndihëm e nevojshme mjekësore.

Report Tv mëson se vajza e çiftit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar rëndë të dyja mjetet.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve në momentin e daljes nga kthesa.

Policia po kryen veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.