DURRËS- Dy persona kanë rënë në prangat pasi akuzohen për plagosjen me dashje të një 30-vjeçari. Burime zyrtare për “Report Tv” bëjnë me dije se shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç.
Ende nuk bëhen me dije arsyet e konfliktit mes tyre, por mësohet se 30-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.