TIRANË- Tre të rinj janë arrestuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.
Në pranga kanë rënë 23 vjeçari Syrja Zeqirllari, 18 vjeçari Endi Zeqirllari, dhe 31 vjeçari Redjon Çeliku ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.