Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi kanë plagosur me thikë një 55-vjeçar. Mësohet se sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga kanë rënë 54-vjeçari i identifikuar me inicialet H.H, i cili bashkë me djalin M.H. qëlloi me thikë 55-vjeçarin pas një sherri për motive të dobëta .
Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale e “dëmtimit me dashje” ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Sarandë.