Sherr për pronën në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! 4 të arrestuar, mes tyre polici që përdori armën e shërbimit

Sherr për pronën në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! 4 të arrestuar, mes tyre polici që përdori armën e shërbimit

Thumanë

Krujë- Policia arrestoi 4 persona pas sherrit për pronën mes kushërinjve në Mamurras të Kurbinit që përfundoi në plagosjen e 3 prej tyre. Mes personave që u përfshinë në sherr dhe që mbeti i plagosur ishte edhe një efektiv policie që ishte jashtë shërbimit.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e 25 korrrikut 2024,  në vendin e quajtur Shperdhet, në kufirin administrativ ndarës me qytetin e Krujës, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras.

Rreth orës 21.30 efektivi Sahit Ahmetaj (Sela) 55 vjeç, së bashku Adrianin, dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit  Fatos dhe Ylli Sela 40 vjeç 'për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke' informon policia.

"Me pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit Sahit Sela Adrian Ahmetaj, dhe nga pala tjetër shtetasi Fatos Sela të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore" vijon njoftimin policia e Tiranës më 26 korrik 2024.

Sherri për pronën
Ardian Sela me të vëllanë Fatos Sela po kryenin punime për rrethimin e një sipërfaqe toke e cila pretendohet nga dy palët. Në vendin ku po kryhej rrethimi ka mbërritur efektivi i rrugores, i cili në debat e sipër ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të kushërinjve të cilët i janë kundërpërgjigjur me armë.Të plagosur mbetën polici Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ka qenë jashtë shërbimit kur ka ndodhur konflikt për pronën - kushëriri i tij Adrian Sela dhe Fatos Sela.

Të plagosur mbetën polici Sahit Ahmetaj (Sela), kushëriri i tij Adrian Sela dhe Fatos Sela. Dy prej kushërinjtë kanë mbetur të plagosur në këmbë

Të arrestuar
Sahit Ahmetaj (Sela) 55 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal;

Adrian Sela 45 vjeç, Fatos Sela 33 vjeç, Ylli Sela 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 76/22/ 25 dhe 278 të Kodit Penal

Uniformat blu sekuestruan në vendin e ngjarjes armën e zjarrit të efektivit të policisë Sahit Ahmetaj (Sela), 2 fishekë dhe gëzhoja.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'