Pak ditë më parë një plagosje ndodhi në zonë e ish Bllokut në Tiranë ku pas një sherri u plagos me armë zjarri Ilir Shkurti. Për ngjarjen policia arrestoi dy autorët, ndërsa sot a vënë në pranga edhe bashkëpunëtorin e tyre V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit në krim".
Mbrëmjen e 6 nëntorit 38-vjeçari Kridens Meçollari, në bashkëpunim me Renis Selimajn ka plagosur 31-vjeçarin Ilir Shkurti pas një sherri për motive të dobëta në zonën e ish bllokut.
Ngjarja e rëndë ku mbeti i plagosur 32-vjeçari, u regjistrua rreth orës 19:00 në zonën e Ish-Bllokut, në vendin e quajtur “Shallvaret" pranë një lokali. Ilir Shkurti, u plagos me një plumb në këmbë, ndërsa u mësua se ka shkuar vetë në spital.