Plagoset lehtë argjendari
tentuan ta grabisnin

Plagoset lehtë argjendari<br />tentuan ta grabisnin
Rreth orës 13:35 në sallën Operative është marrë njoftim se në lagjen “Osmen Haxhiu” në afërsi të 6-Katëshit, dy persona me motor dhe me skafanda në kokë, kanë qëndruar përpara një dyqani argjendarie dhe qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të një argjendarie.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë së Shtetit dhe kanë kryer verifikimet e para dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Kuzum Baba.

Nga verifikimet e kryera në vend ka rezultuar se argjendaria është në pronësi të shtetasit B. Gj., vjec 45 banues në lagjen “Lirim” i cili në këtë moment ka qënë brenda dyqanit. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar deme materiale, si dhe është dëmtuar lehtë (dëmtim sipërfaqsor) pronari i këtij dyqani i cili ka marrë mjekim ambulator dhe është larguar nga spitali.


Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e autorëve, motiveve dhe rrethanave të tjera të kësaj ngjarje. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    PD persërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve,si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet