Vëllai plagos me kallashnikov vëllain në Lushnjë për motive pronësie, e qëlloi me tre plumba sapo doli nga kasollja e bagëtive! Arrestohet pas disa orë kërkimesh autori

LUSHNJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku vëllai ka qëlluar me kallashnikov ndaj vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrëz të Vogël, ku Faik Veliu, 65 vjeç, është qëlluar me tre plumba nga vëllai i tij Sami Veliu, i cili është arrestuar nga policia pak orë pas ngjarjes.

Faik Veliu ka qenë duke i shërbyer bagëtive dhe kur ka dalë nga dera e kasolles, vëllai i tij Sami Veliu e ka qëlluar më armë zjarri kallashnikov. 65-vjeçari ka marrë tre plumba, një në gjoks e dy në bark. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, dhe autori u arrestua në një banesë të braktisur, ku ju sekuestrua edhe arma e zjarrit, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

I plagosuri është dërguar nga familjarët në spitalin e Lushnjës, ku ka marrë ndihëm e parë dhe më pas është nisur më urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë. Banorët e fshatit shprehen se nuk dinë që të kenë pasur konflikte, ndërkohë që i kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.

‘Tre krisma dëgjova. Gratë ulërinin, atë po e nxirrte i vëllai tjetër dhe i nipi. Shkova e ndihmova, ishte plagosur një në zemër dhe dy poshtë. E ndihmova me nipin e tij.’- tha një fqinj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Zbardhet plagosja në Lushnjë, policia: Vëllai qëlloi vëllain për motive pronësie! Autori u kap në një banesë të braktisur, i gjendet arma, tritol dhe fishekë

Kanë dalë pamjet e arrestimit të Sami Veliut, i cili plagosi mëngjesin e sotëm vëllain e tij me kallashnikov. Policia thotë se plagosja ka ndodhur për motive pronësie.

Sipas policisë shtetasi Faik Veliu, rreth orës 05:00, ka dalë jashtë banesës për t’u kujdesur për bagëtitë e tij dhe është qëlluar me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.

Autori Sami Veliu, u largua nga vendngjarja dhe u fsheh në një banesë të braktisur në fshatin Ngurrëz e Vogël, ndërkohë që u prangos nga efektivët dhe iu sekuestrua arma e zjarrit si dhe një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kundrejt vëllait të tij për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" shtetasin Sami Veliu.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja