'Mallkimi i pronave'/ Vdes në spital kreu i Njësisë Administrative Kotë, një vit më parë u vra paraardhësi (VIDEO)

Vdes në spital nga një plumb me armë në gjoks, kreu i njësisë adminsitrative në Kotë, 60-vjeçari Argjil Gjoka. Siç raporton gazetari i Report Tv në Vlorë, Gjoka mori një plumb në gjoks dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës ku gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petë, ku Gjoka mësohet se ndërhyri në një sherr për një rrugë që po hapej në zonë mes anëtarëve të familjes Bejtaj dhe një fadromistit, por në tentativë për t'i ndarë ata, 60 vjeçari mori një plumb në gjoks që i mori edhe jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Mersin Bejtajt. Sipas informacioneve të marra nga spitali i Vlorës, i plagosur mbeti edhe një nga personat e përfshirë në konflikt, 19-vjeçari, Arif Bejtaj, kushëriri i autorit. Aktualisht 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 11/06/2019 23:05

    Tamam si fiset talebane. Dhe kerkojme te futemi ne BE me njerez primitive e te pandreqshem. Njerez te eger qe vetem bishti u mungon. Mjere ne ku kemi lindur. Vend me 2.000.000 banore e nuk ka perendi te na fusi ne rruge te mbare. Njerez bastarde te shperfytyruar nga ligesia, e nga baterdia per te grabitiur gjithçka. As zoti e ruajt ate vend nuk mund te thuhet, se per ne, zoti i vetem eshte HAJDUTERIA

    Përgjigju
  • Vlonjati djali lushnjarit: 11/06/2019 17:46

    Bo bo bo ç neandertale.. ore funderrina primitive TRUALLI NUK KA PRONAR, PRONARI I VETEM I TOKËS ESHTE REPUBLIKA. O injorante funderrina që u coptuat që...u coptofshi!

    Përgjigju
  • Mallkimi: 11/06/2019 15:37

    Mallkuar qofsh sali berishoviqi që e mbushe popullin me armë, të mallkoft toka e vendi që të mban ...!!!

    Përgjigju
  • mallkimi i saliut: 11/06/2019 15:24

    votojeni se do ju shpjere ne afrike jo ne europe.akoma me mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë