Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë, pas një konflikti të çastit me dy të mitur.
Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali, ku u përfshijnë një 17-vjeçar me inicialet K.K., një 16-vjeçar me inicialet M.T., dhe 16-vjeçari me inicialet A.B., që mbeti i plagosur.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar dy autorët e dyshuar të ngjarjes në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.